Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Harta e importeve europiane: Shqipëria importon naftë

Një raport i fundit që paraqet trendet botërore për importet, tregon panoramën e plotë se çfarë importon secili shtet. Sipas përpilimit të Voucher, me të dhënat më të fundit të 2018 nga Observatori i Kompleksitetit Ekonomik (OEC), Shqipëria kërkon më shumë naftë të papërpunuar.

Në një vështrim rajonal, vihet re se nafta mbizotëron në kërkesat më të larta të produkteve të importuara në Ballkan, me diferenca të vogla në të qënit e papërpunuara apo refined petroleum. Megjithatë, ka edhe përjashtime. Serbia importon më shumë makina, ndërsa një pjesë e mirë e shteve në Europën Lindore dhe Qendrore, importojnë më shumë pjesë automobilistike.

Duke mbuluar importet e 187 vendeve të 195 vendeve, harta tregon se importi më i madh për më shumë se gjysmën e këtyre vendeve është karburanti.

Për ato vende me burimet e tyre vendore të naftës dhe gazit, transporti ende i shtyn nevojat e tyre të importit: nga SHBA, Rusia, Arabia Saudite, produktet e tyre më të importuara janë makina.

Sipas të dhënave nga Observatori i Kompleksitetit Ekonomik, i organizuar në një hartë me kontributin e Vouchercloud, transporti është lloji më i importuar i produktit për 54 vende të botës, ku 26 prej këtyre vendeve çmojnë makinat mbi të gjitha.

Ndërkohë që ekonomitë më të përparuara kanë tendencë të importojnë makina dhe elektronikë, vendet me zhvillim të shpejtë si Kina dhe India çmojnë më shumë karburant; ka 12 vende në botë për të cilat ushqimi është importi i tyre kryesor, sipas hartës.

Në një studim të mëparshëm, me të dhënat e CIA World Factbook, tregohej se çfarë eksportonte më tepër çdo shtet në botë. Shqipëria, në këtë hartë, eksporton më shumë këpucë dhe tekstile.

Monitor,  30.11.2018