Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zv.Presidenti i BP: TAP ka hapësirë për zgjerim

Projekti Trans Adriatic Pipeline (TAP), i cili parashikon transportin e gazit azer në Evropë, është një faktor i rëndësishëm, i cili do të sjellë një burim të ri energjie në perspektivën e Evropës kontinentale. Kjo deklaratë është lëshuar nga Joseph Murphy, zëvendës/presidenti i Korridorit të Jugut të Gazit.(BP Azerbaxhan)

Sikurse S & P Global Platts citon, Murphy shton se ka gjithashtu hapësirë ​​për zgjerimin e korridorit në të ardhmen nëpërmjet planeve të tjera.

“Ka mjaft eksplorime, shumë projekte dhe shumë marrëveshje që po nënshkruhen në pjesën e Kaspikut të Azerbajxhanit që sugjerojnë se më shumë gaz azer do të kalojë nëpër të”, tha Murphy.

Joseph Murphy është përgjegjës për integrimin e GVC dhe për të gjitha çështjet e Korridorit Jugor, duke përfshirë përfaqësimin e Shah Deniz GVC tek qeveritë e Greqisë, Shqipërisë, Italisë dhe Komisionit Europian (KE).

Murphy shtoi se 2020 mbetet synimi për shpërndarjen e gazit të parë përmes TAP-it në Itali.

Gazi nga fusha Shah Deniz e Azerbajxhanit tashmë ka kaluar nëpër segmentin e parë të Korridorit të Gazit Jugor – nga terminali Sangachal deri te tubacioni i zgjeruar i Kaukazit të Jugut. Faza tjetër është komisionimi i gazsjellësit TANAP, nëpërmjet të cilit do të transportohet gaz në Turqi dhe më tej në Evropë.

Aksionerët e TANAP janë Korridori Jugor i Gazit CJSC (51 për qind), STEAŞ (7 për qind), BOTAŞ (30 për qind), PB (12 për qind).

Projekti TAP, me vlerë 4.5 miliardë euro, tashmë ka tërhequr 1.5 miliardë euro nga Banka Europiane e Investimeve (EIB), e cila e ka miratuar kredinë në fillim të shkurtit 2018.

Duke u lidhur me tubacionin e gazit natyror Trans-Anatolian (TANAP) në kufirin greko-turk, TAP do të kalojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të burojë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

Sapo të ndërtohet, TAP do të ofrojë një rrugë transporti direkte dhe me kosto efektive duke hapur Korridorin vital të gazit jugor, një zinxhir të vlerës së gazit prej 3,500 kilometrash që shtrihet nga Deti Kaspik në Europë.

Aksionerët e TAP përfshijnë BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 përqind), Enagas (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind).

Monitor,  23.11.2018