Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rouhani: SHBA nuk e ndalon dot eksportin iranian të naftës

Presidenti iranian Hassan Rouhani, tha se vendi do të vazhdojë të eksportojë naftë pavarësisht sanksioneve amerikane,  që janë pjesë e një lufte psikologjike të prirura për të dështuar.

Duke rivendosur sanksione ndaj prodhuesit të tretë më të madh të OPEC,  Washingtoni kërkon të detyrojë Iranin që të braktisë programin bërthamor dhe ndalojë mbështetjen e trupave nga Siria në Liban dhe Yemen.

“Ne nuk do të biem pre e këtij presioni, që është pjesë e një lufte psikologjike të nisur kundër Iranit.  Ata kanë dështuar të ndalojnë eksportet tona. Në do të vazhdojmë dërgesat e naftës. Politikat tuaja rajonale kanë dështuar dhe ju fajësoni Iranin për dështimet tuaja nga Afganistani në Yemen dhe Siri”.

Presidenti iranian tha se Washingtonit i mungon mbështetja e mjaftueshme ndërkombëtare për sanksionet e veta dhe theksoi përjashtimin e 8 vendeve të mëdha që blejnë naftën iraniane.

“Amerika është e izoluar tashmë.  Irani po mbështetet nga shumë vende. Përveç regjimit sionist (Izraelit) dhe disa vendeve të rajonit, asnjë tjetër nuk mbështet presionin e Amerikës ndaj Iranit”.

Bashkimi Europian, Franca, Gjermania, Britania, Rusa dhe Kina, që janë pjesëmarrës në marrëveshjen me SHBA në vitin 2015 për të hequr sanksionet e Iranit, janë përpjekur që të gjejnë mënyra për të shmangur sanksionet e fundit amerikane.

Në veçanti, Bashkimi Europian po përpiqet të themelojë një Mekanizëm të Qëllimeve të Veçanta (SPV), për tregtinë pa dollarë me Iranin. Por kjo nuk qenë e mjaftueshme për bizneset e naftës dhe firmat tregtare, që të mos largohen nga Irani.

Scan,  21.11.2018