Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, investitorët të shqetësuar për rritjen e prodhimit

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas rënies me rreth 7% në sesionin e kaluar. investitorët vijojnë të jenë të shqetësuar se oferta do të tejkalojë kërkesën, më shpejt se parashikimet. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 55.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 65.3 dollarë për fuçi. nafta ka humbur rreth ¼ e vlerës që nga fillimi i tetorit, rënia më e madhe që nga kolapsi i vitit 2014.

Çmimet e naftës po gjenden nën presion në dy drejtime: në njërën anë furnizimi po rritet ndjeshëm, ndërsa në anën tjetër, ngadalësimi i ekonomisë po dëmton edhe kërkesën, sidomos në ekonomitë e mëdha, si Japonia, Gjermania dhe Kina. Ndërkohë, Administrata për Informimin mbi Energjinë në SHBA deklaroi se vetëm prodhimi i naftës bruto parashikohet në rritet në 7.94 milionë fuçi në ditë, gjatë dhjetorit. Ndërsa në total, duke përfshirë edhe naftën argjilore, prodhimi parashikohet të rritet në 11.6 milionë fuçi në ditë.

Shumica e analistëve parashikojnë se prodhimi në SHBA do të rritet në 12 milionë fuçi në gjysmën e parë të vitit 2019. Rritja e prodhimit në SHBA po kontribuon edhe në rritjen e rezervave të naftës. Në sesionin e kaluar, presioni mbi naftën u rrit edhe më shumë pasi Donald Trump i bëri thirrje Arabisë Saudite dhe OPEC të mos ulin prodhimin.

Scan,  15.11.2018