Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e papërpunuar vazhdon rënien

Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e kësaj të enjteje.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 24 cent dhe u tregtuan me 66.36 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 65 cent dhe u tregtuan me 66.12 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 2 cent dhe u tregtuan me 56.23 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes u rritën me 56 cent dhe u tregtuan me 56.25 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,214.41 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se një javë.

Monitor,  15.11.2018