Bien çmimet e naftës
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të mërkure.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 55 cent dhe u tregtuan me 55.14 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 4.24 dollarë amerikanë.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 18 cent dhe u tregtuan me 65.65 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 4.65 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 65.47 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit pati ndryshime shumë të vogla dhe u tregtua me 1,202.08 dollarë amerikanë për onz. Kontratat e së ardhmes u rritën me 0.1 për qind dhe u tregtuan me 1,203.9 dollarë amerikanë për onz.
Indeksi i çmimt të argjendit u rrit me 0.1 për qind dhe u tregtua me 14.00 dollarë amerikanë për onz.
Monitor, 14.11.2018