Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP në rrugën e duhur, përfundon 82% e projektit

Rreth 82 për qind e projektit të gazsjellësit TAP është përfunduar, tha përmes një mesazhi konsorciumi i TAP AG.

‘Ndërtimi i tubacionit TAP është duke u zhvilluar mirë. Rreth 82 për qind e projektit është përfunduar dhe ne jemi në rrugën e duhur dhe në kohë për të filluar operacionet në 2020.”

Ndërkohë, më herët, në fund të muajit të kaluar kryeministri italian, Giuseppe Conte, deklaroi se gazsjellësi do të bëhet, një vendim i cili u prit me pakënaqësi të shumta duke nxitur kështu protesta.

Italia është edhe vendi që do të shpërndajë pjesën më të madhe të gazit azerbajxhanas në Europë, pasi të ketë kaluar përmes Shqipërisë, ku tashmë kanë nisur punimet për seksionin detar të gazsjellësit. Ndërkohë, edhe në Greqi punimet po vijojnë me ritme të shpejta.

Scan,  13.11.2018