Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC do ulë prodhimin me 1 milionë fuçi në ditë

Çmimet e naftës e kanë filluar javën në rritje, pasi Arabia Saudite dhe partnerët e OPEC mendojnë se kërkesa po dobësohet dhe për këtë arsye është e nevojshme një ulje e prodhimit me rreth 1 milionë fuçi në ditë. Arabia Saudite, që është eksportuesi më i madh i naftës në botë, deklaroi se do të ulë me rreth 500 mijë fuçi në ditë eksportet e dhjetorit, për shkak të kërkesës më të ulët sezonale.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 71.1 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 60.7 dollarë për fuçi. Ministri saudit i energjisë, Khalid al-Falih deklaroi se OPEC dhe partnerët e tjerë që nuk janë pjesë e organizatës do të duhet të ulin eksportet me rreth 1 milionë fuçi në ditë, krahasuar me nivelet e tetorit, për të shmangur një rritje të padëshiruar të rezervave.

Që nga fillimi i tetorit, çmimet e naftës kanë rënë me rreth 20%, për shkak të rritjes së furnizimit global dhe shenjave për ngadalësimin e kërkesës, sidomos nga konsumatorët e mëdhenj si, India, Kina dhe Indonezia. Referuar të dhënave zyrtare, gjatë tre muajve të fundit, vetëm Rusia, Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara e kanë rritur prodhimin me rreth 1.05 milionë fuçi në ditë.

Scan,  13.11.2018