Çmimi i naftës në rënie
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 59 cent dhe u tregtuan me 69.53 dollarë amerikanë për fuçi. Kontrat e së ardhmes ranë me 9 cent dhe u tregtuan me 70.12 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 1.08 për qind dhe u tregtuan me 58.85 dollarë amerikanë për fuçi. . Kontrat e së ardhmes ranë me 26 cent dhe u tregtuan me 59.93 dollarë amerikanë për fuçi.
Indkesi i çmimit të arit avancoi me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,201.96 dollarë amerikanë për onz, rikuperimi i parë në më shumë se një javë.
Scan, 13.11.2018