Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arabia Saudite redukton prodhimin e naftës

Javën e kaluar, nafta e papërpunuar pësoi humbjen e pestë javore dhe për herë të parë në nëntë muaj duke u tregtuar nën nivelin e 60 dollarëve. Mirëpo, çmimi u kthye këtë mëngjes pasi eksportuesi në i madh, Arabia Saudite njoftoi një prerje të furnizimit gjatë muajit dhjetor, një masë që ka për qëllim të ndalojë një rënie në treg që ka parë çmimi i naftës së papërpunuar për 20 për qind që nga fillimi i muajit tetor.

Arabia Saudite ka në plan të zvogëlojë furnizimin me naftë në tregjet botërore me 0.5 milionë fuçi në ditë gjatë muajit dhjetor, kështu ka paralajmëruar të dielën ministri i energjisë, pasi fuqia e OPEC-ut përballet me perspektiva të pasigurta në marrjen e prodhuesve të tjerë për të rënë dakord për një ulje të koordinuar të prodhimit, përcjell Telegrafi.

Marrëveshja përfaqëson një reduktim të furnizimit botëror të naftës prej rreth 0.5 për qind. Një shqetësim i madh për Arabinë Saudite dhe prodhuesit e tjerë tradicionalë nga vendet e OPEC-ut i dominuar nga Lindja e Mesme është rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet me 60.77 dollarë.

Telegrafi,  12.11.2018