Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vidhte naftën e TAP, pranga 37-vjeçarit

Një 37-vjeçar është arrestuar të martën në qytetin e Korçës pasi u kap në flagrancë nga policia për shitje të një sasie nafte, e cila dyshohet si e vjedhur. Policia bën të ditur se i arrestuari është shtetasi Spartak Shore, 37 vjeç, banues në Korçë.

Mësohet se pas një kontrolli të ushtruar, policia e Korçës arrestoi 37-vjeçarin, pasi ky i fundit i shiti 360 litra naftë shtetasit P.O, sasi e cila dyshohet se është vjedhur në automjetin e një firmë, e cila po kryen punimet pranë gazsjellësit TAP. Ndërkohë dyshimet paraprake të policisë janë se 37-vjeçari Shore ka vjedhur në mënyrë të përsëritur sasi të konsiderueshme karburanti nga mjetet e TAP-it dhe ua shiste personave të tjerë.

Policia po punon për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në aktivitet.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Spartak Shore, 37 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 7 në Korçë, ky shtetas u kap duke i shitur një sasi prej 360 litra naftë shtetasit P.O, sasi e cila dyshohet se është vjedhur në automjetet e një firme, e cila po kryen punime pranë gazsjellësit TAP, në zonën e Vithkuqit. Po punohet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Shqiptarja.com  06.11.2018