Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP Greqi, punimet vijojnë me shpejtësi

Puna për ndërtimin e gazsjellësit Trans Adriatik në të gjithë Greqinë Veriore ka përparuar me shpejtësi. Deklarata ka ardhur nga Katerina Papalexandri, drejtore e projektit në shtetin grek, e cila e ka cilësuar gazsjellësin si një projekt me rëndësi të madhe për Greqinë dhe për Bashkimin Europian.
Duke folur në Forumin e Investimeve në Athinë të hënën, Papalexandri, tha se ka përfunduar plotësisht gërmimi i tokës për shtrirjen e 550 kilometra tubacione. Ndërkohë është ende në proces instalimi i 525 kilometra tubacione, ndërsa është restauruar plotësisht toka ku janë shtrirë 475 kilometra tubacione .
Terminali i ngjeshjes në Kipoi, Evros po ecën me shpejtësi, tha ajo, ndërsa shtoi se nuk ka pasur asnjë incident gjatë punimeve. Mbi 3 500 persona janë punësuar në projektin e gazsjellësit TAP.
Papalexandri vuri theksin edhe te kontributi i TAP në trashëgimin kulturore të vendit, pasi deri më tani janë kryer më shumë se 400 gërmime arkeologjike. Gazsjellësi pritet të përfundojë brenda 2020 dhe të transportojë gazin e parë po në këtë vit.
Scan,  06.11.2018