Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rouhani: Irani do vazhdojë të shesë naftë

Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani tha se vendi do të vazhdojë të shesë naftë dhe të thyejë sanksionet e vendosura përsëri nga Shtetet e Bashkuara në sektorin e energjisë dhe  atë bankar.

Shtetet e Bashkuara bënë të ditur javën e kaluar se do të lejojnë që 8 vende të vazhdojnë të blejnë përkohësisht naftë iraniane, pasi të rivendosen sanksionet,  që synojnë ndalimin e aktivitetit bërthamor në vend.

Kina, India, Korea e Jugut, Japonia dhe Turqia, që janë blerësit kryesorë të naftës iraniane, janë ndër 8 vendet që do të marrin përjashtim të përkohshëm nga sanksionet, në mënyrë që çmimet e naftës të mos pësojnë luhatje të mëdha.

“Amerika kërkon të ulë në zero eksportet e naftës iraniane. Por ne do të vazhdojmë të shesim naftë dhe do thyejmë sanksionet. Sot, armiku, po shënjestron ekonominë tonë. Shënjestra kryesore e sanksioneve është populli iranian. Kjo është një luftë ekonomike kundër Iranit, por Amerika duhet të kuptojë se nuk mund të përdorë forcën ndaj Iranit”.

Rikthimi i sanksioneve është pjesë e një plani nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, që të detyrojë Iranin të ndalojë programin bërthamor si dhe mbështetjen e trupave në Yemen, Siri, Liban dhe pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.

Në muajin Maj, Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e arritur mes 6 vendeve dhe Iranit, duke rikthyer sanksionet ndaj vendit.

Me arritjen e marrëveshjes në vitin 2015,  sanksionet ndërkombëtare financiare dhe ekonomike ndaj Iranit u hoqën, në mënyrë që Teherani të ndalojë aktivitetin bërthamor nën mbikëqyrje nga Kombet e Bashkuara.

Scan,  06.11.2018