Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sanksionet ndaj naftës iraniane, 8 vende do vazhdojnë të blejnë

Qeveria e Shteteve  të Bashkuara ka rënë dakord që të lejojë 8 vende, përfshirë aleatë si Korea e Jugut, Japonia dhe India, të vazhdojnë të blejnë naftë iraniane, pasi të vendosë sanksione ndaj Teheranit javën e ardhshme.  Konsumatorët më të mëdhenj të naftës iraniane kanë kërkuar përjashtim ndaj sanksioneve në mënyrë që të vazhdojnë të blejnë naftën e vendit.

Sipas Bloomberg, që përmendte burime nga administrata e Trump, aleatë të Shteteve të Bashkuara si Korea e Jugut dhe Japonia, kanë fituar përjashtim, së bashku me Indinë,  që varet ndjeshëm  nga furnizimet e Iranit. Sipas Bloomberg, lista e plotë e vendeve pritet të publikohet javën e ardhshme.  Një tjetër vend që ka kërkuar përjashtim nga sanksionet është Turqia, që blen volume të mëdha nëpërmjet tubacioneve nga Irani.

Ministri i Energjisë në Turqi, tha se ka dëgjuar për përjashtimin nga sanksionet por që nuk ka marrë njoftim  deri më tani. Pavarësisht se këto përjashtime priteshin, çmimet e naftës ranë,  pasi numri i vendeve në listë surprizoi tregtarët. Banka amerikane e investimeve, Goldman Sachs, pret që eksportet e naftës nga Irani të bien me 1.15 fuçi në ditë deri në fund të vitit, nga 2.5 milionë fuçi në ditë që arritën në mes të 2018-ës.

Scan,  02.11.2018