Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 25 cent dhe u tregtuan me 63.44 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 1.62 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 63.69 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 18 cent dhe u tregtuan me 72.71 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes kanë rënë me 6.4 për qind gjatë kësaj jave.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,235.31 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në këto 15 javët e fundit.

Scan,  02.11.2018