Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Irani nuk zëvëndësohet lehtë, OPEC has vështirësi

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës po has vështirësi në rritjen e prodhimit,  ndërkohë që zgjerimi i Arabisë Saudite në treg po limitohet nga rëniet në Iran, Venezuelë dhe Angola. OPEC dhe vendet aleate ranë dakord në Qershor për të rritur ofertën në treg, ndërkohë që Presidenti i SHBA, Donald Trump, i bëri thirrje prodhuesve që të kompensojnë mungesën e Iranit dhe të ulin çmimet.

Ministri i Energjisë në Arabinë Saudite, Khalid al-Falih, tha se OPEC dhe vendet partnere do të shtojnë 1 milionë fuçi në ditë shtesë, pas marrëveshjes. Sipas një dokumenti të kartelit të parë nga Reuters,  vendet po hasin vështirësi që të mbajnë premtimin.

OPEC ka bërë të ditur se do ta arrijë këtë objektiv, megjithatë nuk ka dhënë një afat kohor.  Dokumenti i përgatitur për takimin e kësaj jave, tregoi se anëtarët e OPEC, përjashtuar Nigerinë, Libinë dhe Kongon, kanë pompuar 428 mijë fuçi shtesë në Shtator, nga niveli i muajit Maj.

Irani, i përballur me sanksionet amerikane, ka ulur prodhimin me 376 mijë fuçi në ditë në Shtator, krahasuar me Majin dhe ka deklaruar se Arabia Saudite nuk ka aftësi që të kompensojë humbjen në eksporte.   Përveç Iranit, prodhimi ka rënë me 189 mijë fuçi në ditë në Venezuelë dhe me 17 mijë fuçi në Angola.

Scan, 22.10.2018