Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimi i naftës së papërpunuar në rritje

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësja të premteje.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 94 cent dhe u tregtuan me 81.20 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 2.83 dollarë, duke u tregtuar me 80.26 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 75 cent dhe u tregtuan me 71.72 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 2.20 dollarë dhe u tregtuan me 70.97 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,221.9 dollarë amerikanë për onz, duke qendruar në të njetën nivel të një dite më parë ku shënoi një rritje prej 2.5 për qind, njëkohësisht edhe rritja më e lartë që prej qershorit të 2016.

Monitor,  12.10.2018