Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reduktimi i konsumit të energjisë, larg objektivit

Pavarësisht se vendi ynë ka si objektiv të reduktojë konsumimin e energjisë me 6.8% deri në vitin 2020, ende nuk ka një faturë financiare mbi investimet që do të nevojiten në këtë drejtim. Në këto kushte, realizimi i tij vihet në pikëpyetje, çka pranohet edhe nga vetë drejtoresha e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë , Entela Çipa teksa prezantoi programet aktuale qeveritare të plani¬fikuara dhe ato që po zbatohen me fokus eficencën e energjisë.

Sipas Çipës, deri më tani nuk janë parashikuar lehtësi financiare, si një stimul ndaj bizneseve për të investuar në marrjen e masave për eficencën e energjisë, por gjithçka do të fokusohet vetëm te ndërgjegjësimi i tyre..

Deklaratat u bënë gjatë një konference të organizuar nga rrjeti Rrjeti i vigjilencës mjedisore “Një sy për mjedisin!, i cili ndër të tjera ka ndërmarrë një vlerësim mbi efiçencën e energjisë në 1950 ndërtesa përmes konceptit të varfërisë energjetike. Sipas studimit, banesat e 5 viteve të fundit paraqiten me kushte më të mira lidhur me izolimin, praninë e xhamave dopio, mungesës së problemeve me mykun dhe përputhshmërisë së dritareve dhe dyerve që pengojnë kalimin e rrymave të ajrit. Ndërkohë që, në institucione ndërtesat e Administratës publike kanë nivelin më të lartë të mungesës së izolimit, duke mos patur diferencë shumë të ndjeshme me institucionet e edukimit dhe shëndetit publik.

Scan,  10.10.2018