Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia fton BE-në të jetë pjesë e Rrjedhës Turke

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov tha se projekti i gazsjellësit “Rrjedha Turke” nuk është vetëm një projekt turko-rus, por ai mund të jetë një projekt i realizueshëm edhe me pjesëmarrjen e vendeve të interesuara të Bashkimit Evropian.

Këto deklarata Lavrov i bëri në Moskë, në konferencën e përbashkët të shtypit pas takimit me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto. Lavrovi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth marrëdhënieve energjetike të Rusisë me BE-në.

Lavrovi deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Rusia kishin pasur më parë një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e energjisë, por për momentin dialogu është i ngrirë.

Shefi i diplomacisë ruse sqaroi se kompania energjetike ruse, Gazprom, Rrjedhën e Veriut e kishte krijuar me partnerët e saj evropianë, pasi sistemi Ukrainas i transportit të gazit natyror është shqetësues, gjë që tregoi se Ukraina nuk është një vend i sigurt transiti.

“Ndërtimi i gazsjellësit “Rrjedha e Veriut-2” (North Stream-2) ka filluar; të gjitha lejet e nevojshme janë marrë. Ndërkaq edhe gazsjellësi “Rrjedha Turke” nuk është vetëm një projekt ruso-turk, por me pjesëmarrjen e BE-së ai mund të bëhet një projekt i vlefshëm edhe për vendet e interesuara”,- përfundoi Lavrov.

TRT TURKEY,  05.10.2018