Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, Aliko: Seksioni i Shqipërisë do jetë gati në kohë

Përparimi i ndërtimit të gazsjellësit Trans Adriatik, TAP në Shqipëri është i qëndrueshëm dhe po ecën me një ritëm të shpejtë, tha zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë i Shqipërisë, Enis Aliko për agjencinë e lajmeve ‘Trend News Agency.’

Ai vuri në dukje se gjatë muajve të fundit, TAP nuk ka pasur asnjë kërkesë për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, çka nënkupton se ndërtimi i tij po vijon pa probleme.

“Ne jemi të bindur se kjo pjesë e gazsjellësit do të përfundojë në kohë, nëse jo para afatit”, tha zëvendësministri Aliko.

Ndërkohë, lidhur me krijimin e ndërmarrjes së përbashkët midis operatorit shqiptar të infrastrukturës së gazit Albgaz dhe atij italian SNAM për mirëmbajtjen e TAP në territorin e Shqipërisë, Aliko tha se do të krijohet sapo të finalizohet marrëveshja e mirëmbajtjes me TAP.

Scan,  04.10.2018