Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusët: Europa është ajo që kërkon të blejë gaz nga ne

Ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, tha se Rusia nuk ka dëshirë që të jetë një Monopol  në furnizimin e konsumatorëve europian me gaz.   “Ekzistojnë zëra se do të prezantohen barriera në furnizimet e gazit rus, por realiteti është shumë ndryshe, për shkak se konsumatorët europian janë  vetë të interesuar në blerjen e gazit nga Rusia.

Ne nuk jemi  një Monopol në tregun Rus dhe nuk kemi dëshirë që të jemi në tregun europian”,  tha Novak.Komentet e tij vijnë ndërkohë që punimet në tubacionin “Rrjedha e Veriut 2” vazhdojnë, që është një nga zhvillimet më pretenduese në energji të Europës.

Tubacioni është një projekt 11 miliardë dollarësh që lidh në mënyrë direkte Gjermaninë me Rusinë. Kritikët argumentojnë se tubacioni, që do të shtrihet në detin Baltik, do të rrisë varësinë ndaj gazit rus. Ky projekt i drejtuar nga Gazprom, do të lejojë Moskën që të shmang Ukraninën në transportin e gazit drejt Europës.

Furnizimi me gaz nëpërmjet Rrjedhës së Veriut pritet të nisë në fund të vitit 2019. Presidenti Donald Trump ka shprehur mospëlqimin e tij për këtë projekt dhe ka paralajmëruar kompanitë perëndimore që marrin pjesë se rrezikojnë sankisone nga Amerika.

“Konsumatori duhet të ketë të drejtën e zgjedhjes”, tha Novak, duke shtuar se Europa kërkon të blejë edhe më shumë gaz nga Rusia, pavarësisht presioneve nga administrata e Trump.  Aftësia e Moskës për të mbyllur furnizimet me gaz natyror,  gjë që e ka bërë edhe në të shkuarën për  shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me çmimin, përbën një shqetësim për shumë shtete europianë.

Scan,  04.10.2018