Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arabia dhe Rusia, marrëveshje për të rritur prodhimin e naftës

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke u tërhequr nga niveli më i lartë në 4 vite të regjistruar në sesionin e kaluar. Çmimet po gjenden nën presion për shkak të rritjes së rezervave të naftës bruto në SHBA dhe për shkak të informacioneve se, Rusia dhe Arabia Saudite kanë arritur një marrëveshje private në shtator për të rritur prodhimin.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 86.1 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76.1 dollarë për fuçi. Edhe diferenca mes dy bençmarkëve është zgjeruar në rreth 10 dollarë, në favor të naftës brent. Referuar të dhënave zyrtare në SHBA, rezervat e naftës bruto u rritën me 8 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, në totalin e 404 milionë fuçive, rritja më e madhe javore që nga marsi i vitit 2017.

Gjithashtu, prodhimi në ekonominë më të madhe në botë, qendroi në 11.1 milionë fuçi në ditë. Sipas raportimit të reuters, Rusia dhe Arabia Saudite kanë arritur një marrëveshje të fshehtë në shtator, për të rritur prodhimin, në mënyrë që të parandalohet një mbinxehje e tregut të naftës. Përsa i përket kahut të kërkesës, janë rritur shqetësimet për çmimet e larta dhe dobësimin e monedhave të vendeve në zhvillim.

Scan,  04.10.2018