Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, tregtarët parashikojnë çmime deri në 100$ për fuçi

Tregtarët e naftës parashikojnë rikthimin e çmimeve në 100 dollarë për fuçi për të parën herë që prej vitit 2014, ndërkohë që Organizata e Vendeve Eksportuese dhe vendet aleate, e kanë të vështirë që të kompensojnë mungesën e Iranit në treg.

Ndërkohë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka bërë presion OPEC që të rrisë prodhimin për të parandaluar rritjen e çmimeve, nafta Brent e Londrës preku nivelin më të lartë në 4 vite ditën e Hënë.

Megjithatë, karteli dhe vendet partnere nuk ranë në një dakordësi në takimin në Algjeri,  duke mos i’u bindur Amerikës që të rrisin ndjeshëm prodhimin.

Sipas analistëve, tregu nuk ka kapacitet reagues për zhdukjen e 2 milionë fuçive në ditë, gjë që mund të çojë çmimet në 100 dollarë për fuçi në tremujorin e katërt.  Kur Trump lajmëroi sanksionet në muajin Maj për eksportet e naftës së Iranit, tregu priste një shifër prej 300,000 deri në 700,000 fuçi në ditë.

Megjithatë, Amerika ka treguar seriozitet ndaj masave, duke e çuar shifrën shumë më lartë.

OPEC nuk po përballet vetëm me rënien e prodhimit nga Irani, ndërkohë që Venezuela po bie gjithashtu prej krizës ekonomike.

Kundërejt këtyre presioneve që kërkojnë reagim urgjent, prodhuesit më të mëdhenj në botë të naftës patën një qasje indiferente gjatë takimit në Algjeri ditën e Diel.

Një dekadë më parë, nafta Brent arriti në 150 dollarë për fuçi, duke u përmbysur muaj më vonë ndërkohë që rritja e çmimit të karburantit dhe kriza financiare globale solli rënien e kërkesës.

Scan Tv,  25.09.2018