Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien rezervat e naftës bruto në SHBA

Çmimet e naftës po luhaten lehtë, gjatë sesionit të sotëm, për shkak të rënies së rezervave të naftës në SHBA dhe kërkesës së fortë për benzinë.

Gjithashtu, çmimet po mbështeten edhe nga mundësitë që OPEC mund të mos rrisë prodhimin për t’ju përgjigjur rënies së eksporteve nga Venezuela dhe Irani. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 79.6 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 71.7 dollarë për fuçi, pas rritjes me rreth 2% në sesionin e kaluar.

Rezervat e naftës në SHBA ranë për të pestën javë me radhë, gjatë javës që u mbyll më 14 shtator, duke prekur njëkohësisht nivelin më të ulët në 3 vite e gjysëm.

Referuar të dhënave të Agjencisë për Informimin mbi Energjinë, rezervat e naftës në SHBA ranë me 2.1 milionë fuçi, kundrejt parashikimeve për një rënie me 2.7 milionë fuçi.

Sanksionet amerikane, që pritet të ndikojnë eksportet iraniane të naftës, do të hyjnë në fuqi në datën 4 nëntor, por është ende e paqartë se si do të kompensohet kjo mungesë në treg.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe prodhuesit e tjerë, me në krye Rusinë, do të takohen të hënën në Algjeri, për të diskutuar mbi politikat e ardhshme të naftës.

Scan Tv,  21.09.2018