Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien eksportet iraniane të naftës

Çmimet e naftës së papërpunuar filluan të rriten ndërmjet 70 dhe 71.21 dollarë për fuçi, pasi të dhënat nga Administrata e Informacionit të Energjisë treguan inventarët e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ranë në nivelin më të ulët që prej 3.5 viteve.

Administrata njoftoi të mërkurën se inventarët e naftës së papërpunuar kanë rënë me 2.1 milionë fuçi më pak dhe se pritjet janë për një rënie prej 2.7 milionë fuçi, ndërsa kërkesa për benzinë në vend u rrit.

Sipas Bloomberg, eksportet iraniane të naftës ranë me 35 për qind që nga maji i këtij viti, kur presidenti Donald Trump njoftoi sanksione mbi prodhuesin iranian të naftës, që do të hyjë në fuqi në nëntor.

OPEC dhe anëtarët e tjerë të jo-OPEC do të takohen të dielën në Algjeri për të diskutuar se si të ndajnë rritjen e furnizimeve për të kompensuar humbjen e furnizimit iranian, por burimet i thanë Reuters se nuk kanë asnjë plan të shpejtë. Anëtari i OPEC-ut, Arabia Saudite, tha se vendi është i kënaqur me çmimet e naftës mbi 80 dollarë, duke sinjalizuar se nuk mund të rrisë prodhimin për të ulur çmimin.

Telegrafi,  20.09.2018