Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie aktiviteti i shpim-kërkimit në SHBA

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje në sesionin e sotëm, pasi investitorët parashikojnë një furnizim më të ulët të tregut kur sanksionet e SHBA ndaj Iranit të hyjnë në fuqi në fillim të nëntorit.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77.6 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68.4 dollarë për fuçi. Analistët parashikojnë çmime më të larta të naftës, për shkak të rënies së eksporteve nga Irani dhe paqëndrueshmërisë në disa vende të tjera si Libia dhe Venezuela.

Megjithatë, analistët mendojnë se, pavarësisht luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës, efekti në kërkesën për naftë nuk do të transmetohet për 6 deri në 9 muajt e ardhshëm. Referuar të dhënave të publikuara në SHBA, kompanitë e energjisë e ulën me 2 njësi numrin e puseve aktive, në totalin e 860 puseve.

Jashtë Shteteve të Bashkuara, eksportet e naftës nga Irani po fillojnë rënien, pasi po afron afati i hyrjes në fuqi të sanksioneve, që është 4 nëntori.

Gjithsesi, disa vende kanë deklaruar se do të vijojnë të importojnë naftë nga Irani, duke sfiduar Uashingtonin. Investitorët vijojnë të jenë të fokusuar te impakti i luftës tregtare në kërkesën për naftë, por edhe te kriza që ka përfshirë disa vende në zhvillim.

Scan Tv,  11.09.2018