Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Inspektimet e ISHTI, penalizohen 59 subjekte

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka regjistruar në muajin korrik nivelin më të ulët të masave administrative të marra ndaj subjekteve që kontollohen sipas përcaktimeve ligjore.

Sipas shifrave të bëra publike nga ky inspektorat në muajin e shtatë të vitit u gjobitën vetëm dy subjekte të cilët operonin në zona bregdetare dhe arsyeja e kësaj mase lidhet me instalimet e gazit të cilat nuk janë bërë conform kërkesave ligjore.

Por edhe pse korriku ka shënuar numrin më të ulët të masave administrative në total si 7-mujor subjektet e ndëshkuara nuk janë të pakta.

Referuar shifrave zyrtare janë të paktën 59 subjekte që janë gjobitur me vlera të ndryshme sipas situatës së konstatuar duke çuar në total vlerën e masave që duhet të paguhen në rreth 43 milionë lekë. Vëmendja e inspektoratit gjatë kësaj periudhe kohore është fokusuar përveçse tek pikat e tregtimit me pakicë të karburantit edhe tek restorantet për mënyrën sesi janë instaluar depozitat e gazit por edhe në subjekte të tjera. Në shumë raste subjektet janë gjendur me skema të pamiratuara të instalimit të rezervuarit me gaz apo edhe mosregjistrim të pajisjeve nën presion.

Gjatë muajve të verës vëmendja e ISHTI-t fokusohet pikërisht në bregdet dhe kryesisht tek profili i bizneseve hotele-restorante duke mbikqyrur pikërisht mënyrën sesi është bërë instalimi. Të paktën gjatë kësaj vete nuk un regjistrua asnjë incident i lidhur me gazin në ndryshim nga një vit më parë kur një rast i ndodhur në Vlipojë me pasoja të rënda u bë shkak që një pjesë e mirë e subjekteve të kalonin në sitën e kontrollit.

Inspektorati ka bërë thirrje edhe gjatë kësja vere për një kujdes të rritur për mënyrën sesi përdoret gazi në mjediset familjare, ato të bizneseve dhe sidomos në hotele dhe restorante në pikun e sezonit turistik duke dhënë edhe këshilla për kushtet dhe mënyrën sesi duhet të veprohet për të qenë sa më të sigurt.

Sakaq nga bilanci 7-mujor rekordin e gjobave dhe vlerës e mban muaji mars kur fokusi ka qenë edhe tek subjektet që përpunonin vajra, kompani në sektorin e agropërpunimit për shkak të mungesës së dokumentit të sigurisë së përgjegjësisë civile apo mungesë të projekteve teknike për pajisjet nën presion apo mënyra sesi kryhen instalimet elektrike.

Revista Monitor,  07.09.2018