Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthen rafineria e naftës në Gjermani

Të paktën 10 vetë janë plagosur pas një shpërthimi në një rafineri nafte në qytetin bavarez të Vohburg-ut në Gjermani.

Njoftimet thonë se 4 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë, ndërkohë shpërthimi dhe zjarri kanë shkaktuar dëme serioze në rafineri.

Pas incidentit u evakuuan rreth 2 mijë banorë për shkak të shtëllungave të mëdha të tymit në ajër.

Pak orë më vonë, pasi retë e tymit ishin shpërndarë pjesërisht, njerëzit u lejuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  05.09.2018