Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA dhe OPEC rrisin prodhimin e naftës

Çmimet e naftës po tregtohen të qendrueshëm në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së furnizimit nga OPEC dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por në anën tjetër, çmimet po mbështeten nga shqetësimet që kanë të bëjnë me rënien e prodhimit në Iran, kur sanksionet amerikane të hyjnë në fuqi më 4 nëntor.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 77.8 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 69.9 dollarëve për fuçi. Të dy bençmarkët janë rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit, me naftën Brent që ka fituar rreth 10% të vlerës, për shkak të pritshmërive se furnizimi global do të bjerë më vonë gjatë këtij viti.

Prodhimi nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës u rrit me 220 mijë fuçi në ditë, gjatë gushtit më totalin e 32.79 milionë fuçi në ditë, niveli më i lartë për këtë vit. Referuar të dhënave të publikuara në SHBA, kompanitë e energjisë e rritën numrin e puseve për herë të parë në tre javët e fundit, në totalin e 862 puseve. Rritja e aktivitetit të shpim-kërkimit në SHBA ka bërë që prodhimi në këtë vend të rritet me rreth 30% që nga mesi i vitit 2016, në totalin e 11 milionë fuçive në ditë.

Ndërkohë, lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe ekonomive të tjera më të mëdha, duke përfshirë Kinën dhe Bashkimin Europian mund të dëmtojë kërkesën për naftë.

Scan TV,  04.09.2018