Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Salvini: TAP, projekt me rëndësi jetike për ekonominë

Paçka se një ndër vendimet e para të qeverisë së re italiane ishte pikërisht ai i rishikimit të gazsjellësit Transadriatik, zv.Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini deklaroi së fundmi se, ky  projekt është thelbësor për zhvillimin ekonomik të jugut të vendit. “Mendoj se të paguajmë 10% të ekonomisë më pak ndaj familjeve dhe biznesit, falë TAP, është absolutisht jetike për rajonin”-deklaroi Mattteo Salvini.

Qysh në krye të herës, kur u firmos ndërtimi i këtij gazsjellësi, Italia ka qenë nyja problematike. Rajoni i Puglias në Itali, ku edhe  do të përfundojë gazsjellësi, edhe pse në vetëm 8 kilometra gjatësi ka ngjallur gjithmonë polemika për këtë vepër madhore. Pas krijimit të qeverisë së re ndërkohë, Ministri italian i mjedisit deklaronte tekstualisht se, TAP është një vepër e kotë që nuk i hyn në punë ekonomisë dhe familjeve italiane.

Ministri i Mjedisit, “5 yjet”, vjen nga radhët e 5 yjeve, gjysmës tjetër të koalicioni qeverisës dhe mesa duket çështja e gazsjellësit që do të kalojë mespërmes Shqipërisë shumë shpejt do të kthehet në një prej problemeve kryesore të koalicionit qeverisës, me dy partitë që ndajnë mendime krejtësisht të ndryshme, pra, me “5 yjet” që mendon se vepra është e kotë dhe e padobishme dhe me Ligën, që është e mendimit se projekti ka rëndësi jetike për ekonominë e vendit.

Scan Tv,  31.08.2018