Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtyhet afati për dorëzimin e planit 10-vjeçar të Albgaz

Kompania shtetërore e gazit ‘Albgaz’ do të ketë afat deri në datën 20 tetor 2018 për të paraqitur pranë Entit Rregullator të Energjisë Planin e vitit 2018 dhe atë 10-vjeçar të investimeve. Tashmë ky plan duhej të ishte depozituar panë ERE-s, por zhvillimet në sektor kanë detyruara këtë të fundit që të shtyjë afatin.

“Shoqëria Albgaz Sha., në zbatim të vendimit të sipërcituar duhet të depozitonte pranë ERE-s, jo më vonë se 30 ditë nga marrja e vendimit për fillimin e procedurave, miratimin e këshillit mbikëqyrës si për planin e zhvillimit të rrjetit, ashtu edhe për vitin 2018. Kompania është në negociata me TAP AG për finalizimin e marrëveshjes ku përfshihen edhe mbulimi i investimit për ngritjen e kapaciteteve. Gjithashtu ndryshimet në drejtimin e shoqërisë Albgaz dhe strukturave të ministrive nga të cilat varet ky subjekt kanë pësuar ndryshime. Albgaz Sha duhet të depozitojë pranë ERE-s jo më vonë se data 20.10.2018 miratimet nga këshilli mbikëqyrës të planit të investimeve për vitin 2018”.

Pak ditë më parë Enti Rregullator i Energjisë miratoi dhe tarifën e re të shpërndarjes së gazit, duke e rritur në 28 lekë/ m3 nga 25 lekë/m3 që ishte më herët. Megjithatë rritja ishte disa herë më e ulët nga ajo e kërkuar nga kompania, pasi në aplikim ALBGAZ kërkoi që kjo tarifë të shkonte në 40 lekë/m3.

Scan Tv,  30.08.2018