Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rrjedha Turke, në 2019 përfundon projekti

Anija “Pioneering Spirit”, e cila realizon punimet e shtrimit të tubave në ujëra të thella në kuadër të projektit të gazsjellësit Rrjedha Turke, në datën 26 gusht, ka shtruar në një ditë 6,27 km tubacion, duke thyer rekord botëror”, shkruan kompania ruse e energjisë Gazprom në deklaratën që ka bërë përmes Twitter.

Gazsjellësi “Rrjedha Turke” përbëhet nga dy tubacione me kapacitet vjetor 15,75 miliardë metra kub secili.

Njëri prej tubacioneve do të transferojë gazin rus në Turqi. Ndërsa tubacioni i dytë, që është në ndërtim, do të bartë në Evropë gazin rus duke kaluar në territorin e Turqisë.

Sipas kalendarit të projektit planifikohet që rrjedhja e gazit natyror të fillojë në fund të vitit 2019, ndërkaq edhe punimet vazhdojnë sipas këtij kalendari.

Tubacioni gazsjellës i “Rrjedhës Turke” që do të transportojë gazin rus në Evropë nëpërmjet Turqisë, përbëhet prej dy linjave me kapacitet 15,75 miliardë metra kub në vit secila.

Revista Monitor,  29.08.2018