Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, probleme me titujt e pronësisë së parcelave

Problemet e shumta me pasuritë e paluajtshme vijojnë të përbëjnë një pengese konkrete për investimet e huaja në vend. As një projekt aq i rëndësishëm si Gazsjellësi Trans Adriatik nuk ka arritur t’i shpëtojë këtyre problemeve. Nga një auditim i kryer në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Fierit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se TAP-it i janë shitur 18 parcela toke me sipërfaqe 27200 m2 gjithsej, me certifikata të parregullta pronësie.  Parcelat në fjalë janë regjistruar në hipoteka në bazë të aktit të marrjes së tokës në pronësi,  por asnjë prej tyre nuk është e rregullt.

“AMTP-të nuk plotësonin elementët e formës dhe përmbajtjes, sepse nuk ishin sipas formularëve të miratuara, nuk ishin plotësuar kolonat mbi kufizimet e pasurive, mungonte nënshkrimi i kryetarit të komisionit të tokës në fshat, madje dhe anëtarëve të komisionit.  AMTP pasqyrohen vetëm me firmën dhe vulën e kryeplakut i cili nuk ka tagër për ndarjen e tokës dhe zëvendësimin e komisionit të tokës”, thekson në raportin e auditimit Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në raport KLSH i kërkon Hipotekës Fier të ngrejë një grup pune për evidentimin e shkeljeve,  dhe përfitimeve të paligjshme,  por duke theksuar se kjo duhet bërë pa penguar për asnjë çast punën e TAP.

Scan TV,  24.08.2018