Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit japin efektin mbi naftën

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të fundit të kësaj jave, duke marrë shtysë nga sinjalet që tregojnë se, sanksionet amerikane ndaj Iranit po japin efekt në uljen e ofertës në tregun e arit të zi në nivel global. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 75.33 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 68.33 dollarëve për fuçi.

Nafta Brent i drejtohet kështu një rritje prej 5% gjatë javës, ndërsa ajo amerikane në rreth 4% rritje. Ekspertët shprehen se, tregu energjetik është në humor të mirë dhe se pritet që shifrat të përmirësohen edhe më tej. Qeveria amerikane ka rivendosur sanksionet ndaj Iranit këtë muaj, pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e arritur nga administrata Obama në vitin 2015.

Irani është prodhuesi i tretë më i madh ndër vendet e Organizatës Eksportuese të Naftës, duke furnizuar tregun global me rreth 2.5 milionë fuçi nafte në ditë, e barabartë me 2.5% të konsumit global të naftës në botë. Shifrat më të fundit tregojnë se, që në gjysmën e parë të Gushtit, furnizimi ka rënë me 700 mijë fuçi në ditë. Kështu ekspertët presin që në fund të tremujorit të katërt të vitit, mbingarkesa në treg të jetë zhdukur tërësisht.

Scan Tv,  24.08.2018