Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prishtina fillon rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes

Në saje të fondeve të siguruara nga donatorët e Projektit të kogjenerimit, të dedikuara për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes, sot kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes në segmentin nga Fakulteti Teknik në drejtim të “Zonës lindja” të “Kodrës së diellit”.

Kjo është një nga arteriet kryesore të rrjetit, që furnizon me ngrohje “Kodrën e diellit”, rehabilitimi i të cilës pritet se do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ngrohjes për këtë lagje.

Përurimin e fillimit të punimeve në këtë segment, e ka bërë Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A, Naser Canolli me bashkëpunëtorë.

Segmenti tjetër, në të cilin do të punohet deri para fillimit të sezonit ngrohës do të jetë pozicioni nga “Ibër Lepenci” deri në “Termokos”.

Gypat magjistral të stërvjetëruar të ngrohjes në këto dy segmente, që janë vendosur, që nga vitet e ’70-ta do të zëvendësohen me gypa të rinj të paraizoluar, ndërsa gjithë punimet planifikohet të përfundojnë para fillimit të sezonit ngrohës 2018/2019.

Rehabilitimi  i rrjetit të ngrohjes në këto dy segmente do të ndikojë në zvogëlimin e humbjeve të ujit, energjisë termike si dhe në përmirësimin e mëtutjeshëm të cilësisë së ngrohjes.

Fondet për rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes në këto dy segmente janë siguruar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Luksemburgut dhe nga Komuna e Prishtinës, ndërsa do të menaxhohen nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW).

Agjensia e lajmeve ekonomia,  31.07.2018