Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vijon rënia e rezervave të naftës në SHBA

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje, duke publikuar fitime për të dytin sesion me radhë, për shkak se të dhënat e publikuara në SHBA treguan një rënie të rezervave në masë më të madhe se parashikimet e analistëve, duke larguar shqetësimet që kanë të bëjnë me mbifurnizimin e tregut. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68.7 dollarë për fuçi.

Edhe raportimet se Kina do të rrisë shpenzimet në infrastrukturë kanë ofruar një mbështetje për çmimet, pasi janë ulur tensionet që kanë të bëjnë me luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara. Referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës, që është një institucion privat, rezervat e naftës në SHBA ranë me 3.2 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 20 korrik, në totalin e 407.6 milionë fuçive. Analistët parashikonin një rënie të rezervave me 2.3 milionë fuçi.

Gjithashtu, edhe rezervat e benzinës ranë me 4.9 milionë fuçi, kundrejt parashikimeve për një rënie me 713,000 fuçi. Megjithatë, investitorët janë në pritje të të dhënave zyrtare që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

Scan Tv,  26.07.2018