Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tren elektrik në Tiranë, Veliaj: Së shpejti udhëtimi i parë Tiranë-Rinas

Brenda pak vitesh qytetarët e Tiranës do të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Durrësit me tren elektrik dhe stacioni do të jetë thuajse në të njëjtin vend ku ka qenë stacioni i vjetër.

Lajmi është bërë me dije nga kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë ceremoninë e vendosjes së instalacionit të lokomotivës me avull në hyrje të Bulevardit të Ri, në shenjë simbolike, si kujtesë për ish Stacionin e Trenit.

“Treni i ri elektrik do të kalojë në anën tjetër, kjo është arsyeja pse e vendosim lokomotivën në këtë anë. Me këto mundësi, besoj se brenda mandatit tjetër do të kemi shansin që të përjetojmë udhëtimin e parë me trenin elektrik, pa ndotje, nga Tirana në Rinas dhe pastaj nga Tirana në Durrës. Do të kemi mundësi të shikojmë, ku ishim, ku jemi dhe ku duam të shkojmë në të ardhmen”, deklaroi Veliaj.

Lokomotiva e vendosur në Bulevardin e Ri u prodhua ne vitin 1951 në Poloni dhe përfundoi misionin e saj në vitin 1986, në Shqipëri. Fillimisht u shërbeu udhëtarëve e më pas trenave te mallrave.

Më shume se një relike e fillimit hekurudhor shqiptar, lokomotiva me avull shërben edhe simbol i rrugëtimit të pandalshëm i zhvillimit të Tiranës.

Scan Tv,  24.07.2018