Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Luhaten çmimet e naftës në vend

Gjatë ditës së djeshme, nafta me shumicë në dy portet e vendit është shitur me 153.84 lekë për litër, në rënie me 0.11% në krahasim me sesionin e kaluar. Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme.

Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës  shtetërore, që sot fiksohet në rreth 92.8 lekë për litër.

Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta hyn në tregun me pakicë, dhe jo cmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.

Scan Tv,  24.07.2018