Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çfarë është Asistenca për Jetesën dhe Mbështetja Tranzitore e TAP

Asistenca për Jetesën dhe Mbështetja Tranzitore është një program vullnetar i TAP i cili përmban aktivitete si:

  • Ndihma dhe monitorimi në fillimin e përmirësimit sa më të shpejtë të veprimtarisë bujqësore pas përfundimit të ndërtimit të gazsjellësit;
  • Analiza e kampionëve të tokës për të informuar mbi kulturat e përshtatshme që mund të mbillen dhe kërkesës së plehrave kimike;
  • Shpërndarja e fidanëve dhe plehut kimik;
  • Zgjerimi bujqësor për të promovuar praktikat e përmirësuara të fermerëve dhe produktivitetin e fermave;
  • Ndihma për plotësimin e dokumentacionit të pronësisë mbi tokën për të lejuar kompensimin;
  • Trajnimi për menaxhimin e të ardhurave; dhe
  • Mbështetja e përkohshme për personat në nevojë.

TAP do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për kthimin e jetesës si në gjendjen e mëparshme apo edhe më mirë, për një periudhe dy deri në tre vjeçare nga përfundimi i ndërtimit sipas rasteve specifike.

energjia.al  20.07.2018