Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, të dhëna jozyrtare tregojnë rënie rezervash në SHBA

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie gjatë sesionit të sotëm, pasi një grup industrial raportoi një rritje të rezervave të naftës në SHBA, gjatë javës së kaluar, ndërsa analistët parashikonin rënie të tyre. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 71.8 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 67.7 dollarë për fuçi.

Referuar të dhënave të Institutit amerikan të Naftës, që është një institucion privat, rezervat e naftës në SHBA u rritën me 600,000 fuçi, gjatë javës që u mbyll më 13 korrik. Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat zyrtare të Administratës për Informimin mbi Energjinë, që do të publikohen më vonë gjatë ditës.

Përsa i përket kahut të kërkesës, intensifikimi i rreziqeve që kanë të bëjnë me tensionet tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës mund të dëmtojnë ekonominë globale dhe rrjedhimisht kërkesën për naftë.

BMI Research deklaroi se, pavarësisht tensioneve tregtare mes ekonomive më të mëdha në botë, parashikimi për ekonominë globale është pozitiv, por disa të dhëna të kohëve të fundit sugjerojnë për një ngadalësim të aktivitetit.

Ndërkohë, Presidenti i Rezervës Federale të Kansas, Esther George, deklaroi se paqartësitë mbi politikat tregtare të Shteteve të Bashkuara mund të ngadalësojnë ekonominë.

Scan Tv,  19.07.2018