Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, mungesa e furnizimit kompesohet nga rritja e prodhimit

Çmimet e naftës janë stabilizuar gjatë ditës së sotme, pasi shqetësimet për çregullimin e furnizimit janë balancuar nga shenjat për rritjen e prodhimit dhe nga lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68.2 dollarë për fuçi. Çmimet e naftës kanë rënë me rreth 10% që nga fillimi i javës së kaluar, për shkak të rihapjes së porteve kryesore të eksportit të naftës në Libi dhe rritjes së prodhimit nga vendet e tjera anëtare të OPEC.

Gjithashtu, çmimet e naftës po gjenden nën presion për shkak të luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ekonomive të tjera të mëdha, në mënyrë të veçantë me Kinën, që mund të dëmtojë aktivitetin ekonomik global, duke përfshirë këtu edhe kërkesën për naftë. Këtë javë, Kina raportoi një rritje më të ngadaltë për tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa aktiviteti i fabrikave u rrit me hapin më të ngadaltë në dy vjet, gjatë qershorit.

Gjithsesi, Pekini zyrtar tha se beson në realizimin e objektivit për rritjen ekonomike prej 6.5% për këtë vit, pavarësisht se lufta tregtare me Uashingtonin po intensifikohet. Gjithashtu, edhe banka amerikane, Goldman Sachs, deklaroi se parashikon paqëndrueshmëri të tregut të naftës, me naftën Brent që do të tregtohet midis 70 dhe 80 dollarë për fuçi në terma afatshkrutër.

Scan Tv,  18.07.2018