Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien çmimet e naftës

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie gjatë sesioneve të para të kësaj jave, pasi shqetësimet që kanë të bëjnë me çrregullimin e furnizimit janë lehtësuar disi. Në Libi, portet kryesore kanë rifilluar normalisht aktivitetin e eksportit të naftës, ndërsa Rusia dhe prodhuesit e tjerë kanë vijuar rritjen e prodhimit.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 70.7 dollarë për fuçi. Pavarësisht grevës 6-ditore që zhvilluan punonjësit e naftës dhe gazit në Norvegji, fokusi është i përqendruar te rritja e prodhimit. Sipas ministrit rus të energjisë, Alexander Novak, Rusia dhe prodhuesit e tjerë të mëdhenj mund të rrisin më tej prodhimin, pasi çrregullimi i furnizimit ka goditur tregun e naftës në javët e fundit.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mbajnë një rezervë prej 660 milionë fuçi naftë, po konsiderojnë tërheqjen e një pjese të rezervave në vend, që përkthehet në rritje të furnizimit. Ndërkohë, numri  i puseve aktive në SHBA, nuk ndryshoi gjatë javës që u mbyll më 13 korrik, në totalin e 863 puseve.

Scan Tv,  17.07.2018