Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Libia dhe Irani ushtrojnë presion mbi çmimet e naftës

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie gjatë sesionit të sotëm dhe pritet të publikojnë humbje për të dytën javë me radhë. Rihapja e porteve në Libi dhe pritshmëritë se Irani do të vijojë të eksportojë naftë edhe pas hyrjes në fuqi të sanksioneve amerikane kanë ushtuar presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 70 dollarë për fuçi.

Në fund të muajit qershor dhe në fillim të korrikut, nafta brent u ngjit drejt 80 dollarëve për fuçi për shkak të rënies së eksporteve nga Libia dhe Venezuela dhe shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara do të presojnë vendet e tjera për të mos blerë naftën e Iranit duke filluar nga muaji nëntor i këtij viti.

Por, në javët e fundit, çmimet kanë rënë ndjeshëm pasi vendi anëtar i OPEC, Libia, rihapi portet kryesore nga ku eksportohet nafta, ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni po konsideron kërkesat e disa vendeve, që të vijojnë të blejnë naftën e Iranit edhe pas hyrjes në fuqi të sanksioneve. Gjithashtu, çmimet vijojnë të ndikohen negativisht nga përshkallëzimi i luftës tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mund të dëmtojë ekonominë globale.

Scan Tv,  14.07.2018