Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sanksionet ndaj Iranit do nxisin çmimet e naftës

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bëri të ditur se oferta botërore e naftës do të tkurret për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme,  gjë që do të mbështesë rritjen e çmimeve.   Rënia e eksporteve nga Irani këtë vit prej sanksioneve amerikane, së bashku me rënien e prodhimit në Venezuelë dhe ndërprerjet në Libi, Kanada dhe Detin e Veriut, kanë nxitur çmimet në nivelet më të larta që prej vitit 2014 gjatë javës së fundit. OPEC dhe vende të tjera prodhuese përfshirë Rusinë, kanë reaguar ndaj këtij ngërçi duke lehtësuar marrëveshjen e tkurrjes së prodhimit, ndërkohë që Arabia Saudite ka premtuar gjithashtu të mbështesë tregun pas akuzave të Donald Trump se grupi po rrit çmimet.

Agjencia në Paris deklaroi në raportin mujor se ka ende shenja që prodhimi nga vendet kryesore është rritur dhe mund të arrijë nivele rekord.  Megjithatë, sipas mbikëqyrësit global të naftës, ndërprerjet e prodhimit kanë vendosur presion në ofertën botërore, ndërkohë që kapaciteti rezervë i prodhimit mund të prekë limitet.  Kapaciteti shtesë nënkupton aftësinë e prodhuesve për të rritur  prodhimin në një kohë të shkurtër.  Agjencia bëri të ditur se prodhimi i naftës bruto nga OPEC arriti në Qershor nivelin më të lartë në 4 muaj prej 31.87 milionë fuçi në ditë.

Kapaciteti shtesë në Lindjen e Mesme gjatë Korrikut, rezultoi në 1.6 milionë fuçi në ditë, thuajse sa 2 % e prodhimit global.  Ndërkohë që sanksionet amerikane ndaj Iranit pritet të japin ndikim në tremujorin e katërt, Arabia Saudite mund të rrisë bindshëm prodhimin, ç’ka do të ulte kapacitetin shtesë të mbretërisë në nivele rekord prej 1 mln fuçi në ditë.  Eksportet e naftës iraniane në Europë ranë me thuajse 50% në Qershor, ndërkohë që rafineritë kanë ulur blerjet përpara se  të hyjnë në fuqi sankisonet amerikane.

Scan Tv,  12.07.2019