Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Libia po rihap terminalet e eksportit të naftës

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje gjatë sesionit të sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të sesionit të kaluar, për shkak se Libia tha se do të rifillojë eksportet e naftës. Gjithashtu, çmimet gjetën një mbështetje edhe nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, që tha se furnizimi i tregut global me naftë mund të ketë probleme, për shkak të humbjeve në prodhim.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74.2 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e së mërkurës, ky bençmark ra me 5.46 dollarë ose 6.9%. Nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 70.8 dollarë për fuçi, pas rënies me 5% në sesionin e kaluar.

Sipas analistëve, arsyeja kryesore që rrëzoi ndjeshëm çmimet gjatë sesionit të kaluar ishte njoftimi i Korporatës Kombëtare të Naftës në Libi, që tha se 4 terminale të eksportit të naftës janë rihapur, duke i thënë fund vendimit që kishte mbyllur shumicën e prodhimit në këtë vend.

Rihapja nënkupton se tregut do ti rikthehen rreth 850,000 fuçi në ditë të cilësisë së lartë. Gjithashtu, edhe rritja e tensionit tregtar mes SHBA dhe Kinës ushtroi presion mbi çmimet e naftës, pasi janë rritur mundësitë për ngadalësimin e kërkesës, sidomos në tregjet në zhvillim.

Në sesionin e sotëm, ndërkohë, çmimet gjetën një mbështetje nga të dhënat zyrtare të SHBA, që treguan një rënie të konsiderueshme të rezervave të naftës, me 13 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, rënia më e madhe javore në 2 vitet e fundit, duke reduktuar rezervat në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2015.

Scan Tv,  13.07.2018