Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trump akuzon Gjermaninë për importin e gazit rus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Gjermaninë se është totalisht e kontrolluar nga Rusia, ndërkohë që liderët perëndimorë janë mbledhur në samitin e NATO-s në Bruksel, ku Trump do t’i kërkojë europianëve që të paguajnë më shumë për mbrojtjen.

Trump i tha Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës, Jens Soltenberg, se Gjermania ka gabuar në mbështetjen e tubacionit në detin Baltik prej 11 miliardë dollarësh që do të importojë gazin rus dhe se ka qenë e ngadaltë në arritjen e objektivave për shpenzimet në mbrojtje, që synojnë mbrojtjen e Europës nga Rusia. “Ne supozohet që të mbrohemi nga Rusia, ndërsa Gjermania vazhdon të paguajë miliarda dollarë në vit drejt vendit”, tha Trump në një takim përpara samitit.

Ministrja e Mbrojtjes në Gjermani, Ursula von der Leyen, u kundërpërgjigj menjëherë. “Kemi shumë probleme me Rusinë pa asnjë dyshim. Nga ana tjetër, duhet mbajtur linja e komunikimit mes aleatëve dhe kundërshtarëve”, tha ajo.

Ndërkohë që tensionet në aleancën perëndimore të mbrojtjes janë të larta prej kërkesave të Trump për më shumë kontribute që t’i ulet barra taksapaguesve amerikanë, komentet e fundit do të shtojnë shqetësimet shqetësimet mes aleatëve mbi rolin e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur paqen, që ka mbizotëruar që prej Luftës së Dytë Botërore.

Pas samitit 2-ditorë në Bruksel, Trump do të takojë presidentit rus Vladimir Putin në Helsinki të Hënën që vjen. Presidenti amerikan theksoi se Gjermania ka mbyllur centralet bërthamorë dhe të qymyrit për motive të mbrojtjes së mjedisit, duke rritur varësinë ndaj gazit rus, si pjesa tjetër e Europës. Angela Merkel i ka dhënë mbështetje politike tubacionit “Rrjedha e Veriut 2”, pavarësisht kritikave nga BE.

“Ne po mbrojmë Gjermaninë, Francën dhe të gjithë këto vende, ndërkohë që këto po ndërtojnë tubacionin dhe po paguajnë miliarda dollarë në arkat e Rusisë.  Gjermania është zënë rob nga Rusia. Ato kanë hequr centralet bërthamorë  dhe po importojnë shumë naftë dhe gaz nga Rusia”, tha Trump.

Sipas të dhënave zyrtare në Gjermani, 35.3% e importeve të naftës dhe gazit vjen nga Rusia.

Scan Tv,  12.07.2018