Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrestohen 3 roje, vodhën karburant nga TAP

3 persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Korçës, pasi kanë dyshohet se kanë vjedhur karburant në ambientet e gazsjellësit “TAP”.

Dy persona të tjerë janë proceduar penalisht, si edhe 1500 litra naftë janë sekuestruar.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “DIEZEL 6”.

Arrestohen në flagrancë nga Policia, tre roje të një Shoqërie Private të Ruajtjes e Sigurisë Fizike, të cilët duke shpërdoruar detyrën, dyshohet se kanë vjedhur karburant në mjetet e gazsjellësit “TAP”.

Procedohen penalisht edhe dy shtetas të tjerë për veprën : “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”.

Sekuestrohet një sasi prej 1500 litra naftë.

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit të koduar “Diezel 6” bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

· Kastriot Gurra, 50 vjeç, banues në fshatin Backë-Skrapar.

· Sandri (Sajamit) Tërpollari, 32 vjeç, banues në fshatin Ravonik-Korçë.

· Sali Tërpollari, 60 vjeç, banues në fshatin Backë-Skrapar (nenet 135, 248 dhe 25 të Kodit Penal).

Pasi këta shtetas në bashkëpunim midis tyre duke qenë të tre me detyrë roje pranë një Shoqërie Private të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike të Gazsjellësit TAP në vëndin e quajtur ”Qafa e Martës” në fshatin Shtyllë, dyshohet së kanë shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një sasi prej 1500 litra karburant (naftë) nga mjetet e rënda që kishin në ruajtje.

Në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj dy shtetasve:

· L.H, 43 vjeç, si edhe

· E.D, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Belorta-Korçë (neni 287/b i Kodit Penal) sepse këta shtetas kanë blerë këtë sasi nafte të dyshuar si të vjedhur nga tre rojet.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 1500 litra naftë, në mjetet tip “Nissan Navara” me targa AA 642 IO dhe mjeti tip “Benz” me targa AA 146 SA, si edhe 30.000 lekë .

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme bazuar në nenet 248, 135, 25 dhe 287/b të Kodit Penal

Shqiptarja.com  05.07.2018