Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marrëveshja financiare e TAP i drejtohet Kuvendit për votim

Një sërë marrëveshjesh financimi dhe bashkëpunimi do t’i drejtohen Kuvendit për votim, pas miratimit nga ana e qeverisë gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit të Ministrave.

Ndër to, bie në sy marrëveshja e grantit mes Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit të hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas. Granti deri në 35.5 milionë euro nga BERZH plotëson financimin me kredinë po nga BERZH prej 36.9 milionë eurosh.

Një tjetër marrëveshje financiare e firmosur nga qeveria është edhe ajo mes Ministrisë së Financave dhe “Cassa Depositi e Prestiti” për programi e arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit.

Kalendarit të punimeve të Kuvendit në vijim do t’i shtohet edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe gazsjellësit TAP, si vend pritës.

Në radhë janë edhe dy marrëveshje bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi. Bashkëpunimi do të kryhet në lidhje me operacionit ndërkufitare të patrullimit ajror, si edhe në fushën e mbrojtjes së bimëve.

Një tjetër grant prej 1.2 milionë eurosh do të shkojë në Kuvend për miratim. Bëhet fjalë për atë mes qeverisë dhe KfW, për financimin e projektit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Korçës.

Marrëveshja e fundit, e cila është ratifikuar nga qeveria në mbledhjen e sotme, është edhe ajo mes Shqipërisë dhe Fondit të Ballkanit Perëndimor, i cili do të shërbejë si një instrument për dhënien e financimeve nga BE për projektet në Ballkan në kuadër të integrimit europian.

Scan Tv,  28.06.2018