Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lufta tregtare krijon presion ndaj naftës amerikane

Çmimet e naftës po ecin në tendencë në kundërt gjatë ditës së sotme, me naftën Bruto amerikane që është në rënie, ndërsa nafta Brent e Londrës në rritje të konsiderueshme.

Nafta në SHBA po gjendet nën presion për shkak të kërcënimeve të Kinës, gjatë fundjavës, se do të vendosë tarifa shtesë ndaj naftës që importohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo ka shtuar më tepër frikën për një luftë tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Në anën tjetër, OPEC dhe Rusia pritet të rrisin prodhimin.

Nafta Bruto amerikane po qëndron në rritje me rreth 0.3% dhe po tregtohet pranë nivelit më të ulët që nga muaji prill, prej 64.8 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi, në rritje me rreth 1%.

Lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës është përshkallëzuar edhe më tej, pasi presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi tarifa shtesë për produktet kineze në vlerën e 50 miliardë dollarëve, që hyjnë në fuqi më 6 korrik.

Menjëherë u përgjigj edhe Kina, që tha se do të vendosë tarifa shtesë ndaj produkteve amerikane, duke përfshirë edhe naftën bruto. Banka amerikane Morgan Stanley tha, në një shënim për klientët e saj se, lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë ka shtuar rreziqet për ekonominë globale.

Eksportet amerikane të naftës kanë njohur një “boom”, gjatë dy viteve të fundit, ndërsa Kina është konsumatori më i madh i naftës së SHBA, një biznes që vlen 1 miliardë dollarë në muaj.

Gjithsesi, investitorët vijojnë të jenë në pritje të takimit të OPEC dhe Rusisë që mblidhen në Vjenë më 22 qershor.

Scan Tv,  19.06.2018