Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ringjallja e industrisë minerare dhe naftës rrit eksportet

Eksportet shqiptare rriten ritmet sërish gjatë muajt maj me rreth 24 për qind më shumë se një vit më parë prej ringjalljes së shitjeve nga industria minerare.

Eksportet e grupit “minerale dhe lëndë djegëse” ishin 29 për qind më të larta  në 5 mujorin e parë të vitit. Burimet zyrtare nga Ministria e Energjetikes pohuan se eksporti i mineraleve është rritur për shkak të ngritjes së një uzine për pasurimit e bakrit në zonën e Mirditës. Kjo ka ndikuar në që bakri të shitet kundrejt një vlerë më të lartë ketë vit. Gjithashtu të njëjtat burime me dije se çmimi i kromit në tregun ndërkombëtar është rritur dukshëm këtë vit duke sjellë fitime më të lartë.

Shitjet jashtë vendit në këtë grup u nxiten edhe nga eksportet e energjisë elektrike si pasojë e reshjeve të bollshme dhe rritja e eksporteve të naftës nga kompania Bankers si pasojë e  mbylljes së ARMO-s.

Nga ana tjetër materialet e ndërtimit ishin grupi i dytë, i cili pësoi rritje të fortë të eksporteve me 28 për qind, si pasojë e rritjes së shitjeve në Kosovë nga Ndërtimi i Autostradës së re-Prishtine-Shkup, punimet e së cilës janë në kulm.

Tekstilet dhe këpucët që janë motori i eksporteve shqiptare kanë frenuar rritjen më tej gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të INSTAT ato u rriten me vetëm 4.8 për qind. Vitin e kaluar eksportet e tekstileve janë rritur me ritme dyshifrore.  Të kontaktuar nga Monitor, eksportuesit pohuan se kërkesa nga partnerët është e lartë dhe ata kanë pasur rritje të kërkesave në sasi  mbi 20%, por problemi është te zhvlerësimi i euros, që po sjell më pak të ardhura për ta. Për 4 mujorin rritja e eksporteve është ngadalësuar në 10%, duke arritur në 41.1 miliardë lekë.

Ecuria e tregtisë

Në muajin Maj 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Maj 2017 janë: Italia me (3,2 %), Kosova me (37,0 %) dhe Spanja me (132,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina me (-18,4 %), Suedia me (-0,6 %) dhe Turqia me (-4,1 %) .

Gjatë këtij pesëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (5,9 %), Spanja me (99,5 %) dhe Kosova me (5,8 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kina me (-26,2 %), Rumania me (-3,3 %) dhe Hungaria me (-11,5 %).

Në muajin Maj 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Maj 2017, janë: Italia me (3,0 %), Kina me (9,7 %) dhe Spanja me (36,9 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Greqia me (-2,5 %), Turqia me (-20,5 %) dhe Gjermania me (-10,1 %).

Gjatë këtij pesëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: italia me (4,0 %), Gjermania me (2,7 %) dhe Turqia me (1,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Serbia me (-16,6 %), Shtetet e Bashkuara të Amerikës me (-1,3 %) dhe Egjipti me (-19,1 %).

Revista Monitor,  18.06.2018